Nëse vini në Shtetet e Bashkuara për të punuar ose studiuar, besojmë se do të keni një qëndrim të këndshëm dhe shpërblyes. Megjithatë, nëse hasni ndonjë problem, dijeni se keni të drejtat tuaja dhe mund të merrni ndihmë. Të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit e përkohshëm duhet të respektojnë ligjet e SHBA-së dhe ju inkurajojmë të raportoni çdo shkelje ose abuzim dhe të kërkoni ndihmë.
Nëse ndiheni të pasigurt ose jeni duke u keqtrajtuar, lutemi të telefononi Linjën Kombëtare të Trafikimit të Qenieve Njerëzore në numrin 1-888-373-7888 ose vizitoni humantraffickinghotline.org.
Informacioni në këtë faqe përfshin numrin për linjën telefonike dhe ju informon për të drejtat tuaja si mbajtës i vizës jo-emigruese në disa kategori të bazuara në punësim dhe arsim. Faqja përfshin gjithashtuem këshilla të dobishme për qëndrimin tuaj në Shtetet e Bashkuara, si për shbull, se si të mbani një regjistër me shkrim të gjithë kohës që punoni dhe t'i mbani dokumentet tuaja të udhëtimit në një vend të sigurt, ku gjithmonë mund t'i aksesoni ato. Qeveria e SHBA e jep këtë informacion me nxitjen e Aktit të Riautorizimit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të William Wilberforce (Ligji Publik 110-457), i cili ripohon dhe forcon angazhimin e qeverisë së SHBA për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe abuzimin me punën.
Ne kemi besim të plotë se ju do të keni një qëndrim fitimprurës në Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi, nëse ju ndodhin situata të pakëndshme, ju keni të drejta dhe ju mund të merrni ndihmë!
NËSE JU JENI KEQTRAJTUAR, KONTAKTONI LINJËN E POSAÇME TË PANDËRPRERË TELEFONIKE TË QENDRËS KOMBËTARE TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE 1-888-373-7888 (BRENDA SHBA-SË), ME TEKST “HELP” TEK (233733) (BRENDA SHTETEVE TË BASHKUARA) OSE EMAIL NHTRC@POLARISPROJECT.ORG.
SPECIALISTË TË TRAJNUAR JANË GJITHMONË NË DISPOZICION PËR NDIHMË NË MË SHUMË SE 200 GJUHË. JU NUK KENI NEVOJË TË JEPNI EMRIN TUAJ APO TË IDENTIFIKONI VETEN TUAJ. MËSONI MË SHUMË NË: WWW.TRAFFICKINGRESOURCECENTER.ORG.
Nëse jeni në rrezik të menjëhershëm, telefononi policinë në numrin 911 (brenda SHBA). Tregojuni atyre natyrën e emergjencës, vendndodhjen tuaj dhe numrin e telefonit nga po merrni. Kërkoni një përkthyes nëse nuk flisni Anglisht. Kur të vijë policia, ju mund t’u tregoni atyre këtë broshurë dhe t’u tregoni mbi abuzimin që ju keni vuajtur.
Nëse ju merrni vizë jo-Emigruese si punonjës shtëpie A-3, G-5, H, J, NATO-7, ose B-1, ju duhet të pajiseni me këtë broshurë gjatë intervistës suaj për vizë. Oficeri i konsullatës duhet të verifikojë që ju e keni marrë, lexuar, si dhe kuptuar përmbajtjen e kësaj broshurë përpara se të merrni një vizë. Nëse nuk e keni marrë, oficeri konsullor do t’ju japë juve broshurën dhe do ta diskutojë përmbajtjen e saj me ju. Gjithashtu, oficeri konsullor duhet t’i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni rreth informacionit në broshurë.
Nëse besoni se të drejtat tuaja janë cënuar, njoftoni një agjenci qeveritare, sindikatë, apo organizatë joqeveritare, apo ndonjë organizatë tjetër e cila mund t’ju ndihmojë. Nëse nuk flisni Anglisht, kërkoni përkthyes.
Këshillë: Merreni me vete këtë broshurë në Shtetet e Bashkuara për referencë të mëtejshme.
Këshillë: Në varësi të kohës së qëndrimit tuaj, juve mund t’ju duhet të pajiseni me siguracion shëndetësor gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Ju mund të kualifikoheni gjithashtu për ndihmë financiare për të minimizuar koston e siguracionit shëndetësor.
Këshillë: Përpara se të largoheni nga Shtetet e Bashkuara, merrni këshillë nga organizatat e punonjësve migrantë, ose ish-punonjësve migrantë. Ato mund t’ju japin emrat dhe numrat e telefonit të personave apo organizatave, të cilat mund t’i kontaktoni nëse keni probleme ose pyetje gjatë kohës që jeni në Shtetet e Bashkuara.
Si një punonjës në Shtetet e Bashkuara, ju keni të drejtë për kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune, duke përfshirë:
Nëse punoni, ose jeni pranë pesticideve apo kimikateve të rrezikshme:
Këshillë: Këshillimi ligjor nga punëdhënësi juaj, kontraktori juaj, apo rekrutuesi mund të jetë i njëanëshme. Kërkoni këshillim nga një avokat i pavarur.
Minimalisht, kontrata duhet të përfshijë këto dispozita:
Këshillë: Punëdhënësi duhet t’ju paguaj në kohë. Në Shtetet e Bashkuara është praktikë e njohur që punëdhënësit të paguajnë çdo dy javë.
Këshillë: Përpara se të udhëtoni, bëni dy kopje të të gjithë dokumentacionit të rëndësishëm, veçanërisht të pasaportës tuaj dhe të vizës Amerikane, kontratës tuaj të punës dhe ndonjë dokumenti tjetër identifikimi. Jepjani njërën kopje dikujt tek i cili keni besim në vendlindjen tuaj dhe kopjen tjetër merreni me vete.
Këshillë: Kur të mbërrini në SHBA, ruajeni pasaportën tuaj dhe dokumente të tjera udhëtimi në një vend të sigurtë ku ju të keni akses në çdo kohë. Është e paligjshme për punëdhënësin tuaj t’ju mbajë pasaportën tuaj.
Një vizë jo-emigruese është një dokument qeveritar i SHBA-së, që u lejon individëve që udhëtojnë drejt SHBA-së të kërkojnë hyrjen për një arsye të caktuar, përfshi këtu punësimin, studimet ose pjesëmarrjen në programet e shkëmbimeve kulturore. Ju duhet të aplikoni për vizë në një nga Ambasadat, ose Konsullatat e SHBA-së. Me t’u pajisur me vizën jo-emigruese, ju mund të udhëtoni drejt SHBA-së dhe t’ia tregoni atë zyrtarit të emigrimit për t’u pranuar në SHBA. Nëse viza juaj skadon, ju duhet të pajiseni me vizë tjetër para se të rihyni në SHBA.
Kur pranoheni në SHBA, një zyrtar i emigracionit do të vulosë pasaportën tuaj dhe do shënojë në të datën e pranimit, klasën e pranimit, “afatin e qëndrimit”. Për të pasur status të ligjshëm, ju duhet të largoheni nga SHBA përpara “afatit të lejuar” të qëndrimit shënuar tek I-94”, përjashto rastin kur ju keni aplikuar për një zgjatje qëndrimi pranë Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Imigracionit.
Viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore kanë të drejtë për mbrojtje dhe shërbime dhe mund të kualifikohen për disa përfitime publike. Trafikimi i qënieve njerëzore është një krim, ku përfshihet shfrytëzimi i fëmijëve për marrëdhënie seksuale me pagesë, i të rriturve për marrëdhënie seksuale me pagesë nëpërmjet përdorimit të forcës, mashtrimit apo detyrimit dhe shfrytëzimit të individit për punë të detyruar. Autorët e shfrytëzimeve të tilla, ku përfshihen trafikantët e punës, tutorët dhe blerësit e seksit me pagesë, mund të ndiqen penalisht sipas ligjeve federale dhe shtetërore anti-trafikim. Trafikantët e punës dhe trafikantët e seksit mund të ndiqen penalisht dhe mund të përballen me përgjegjësi civile. Në vijim po japim disa shenja paralajmëruese, që mund të tregojnë për trafikim të qënieve njerëzore:
Trafikuesit dhe njerëzit që i ndihmojnë ata, mund të përdorin kërcënimin dhe vepra të tjera frikësuese për t’ju trembur ju ose të tjerët, që të mos largoheni. Për shembull:
Këshillë: Mbani shënime të detajuara të çdo komenti dhe/ose veprimi të papërshtatshëm që punëdhënësi ndërmerr kundër jush dhe shkruani emrat dhe numrat e telefonit të dëshmitarëve të mundshëm.
Trafikuesit dhe njerëzit që i ndihmojnë ata, mund t’ju kërkojnë të kryeni punë, të ofroni shërbime, ose të kryeni marrëdhënie seksuale me pagesë (prostitucion), për të shlyer një borxh. Në disa raste borxhi krijohet dhe imponohet nga trafikuesi. Përdorimi i borxhit për t’ju detyruar të punoni, të ofroni shërbime, ose seks me pagesë është i kundraligjshëm. Trafikantët mund ta manipulojnë borxhin tuaj për ta bërë më të vështirë për ta paguar dhe mund t’ju detyrojnë të besoni se ju duhet të mbeteni në shërbim të trafikantit derisa të paguhet borxhi.
Shembuj të borxheve të manipuluara përfshijnë:
Trafikuesit dhe personat që i ndihmojnë ata, mund të përdorin rregullat dhe kontrollet për t’ju vështirësuar ju ose të tjerëve largimin, ankimimin, ose kërkimin e ndihmës. Për shembull:
Trafikuesit dhe personat që i ndihmojnë ata, mund të përdorin mashtimin dhe gënjeshtrat. Për shembull:
Ka programe që mbrojnë personat që raportojnë abuzimin. Ju nuk duhet të keni frikë për të kërkuar ndihmë edhe në qoftë se keni probleme emigrimi. Ju duhet të konsultoheni me një avokat emigracioni, që nuk punon për punëdhënësin tuaj.
Nëse mendoni se jeni një viktimë e trafikut të qënieve njerëzore, apo të ndonjë krimi tjetër të rëndë, përfshi këtu përdhunimin, ose akte seksual, mund të jeni të kualifikueshëm për një status të ndryshëm jo-emigranti si p.sh. statusin “T” (për viktimat e trafikura), ose statusin“U” (për viktimat e trafikut, ose krimeve të tjera të rënda), ose përndryshe mund të lejoheni të qëndroni përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Këto klasifikime jo-emigruese janë krijuar për mbrojtjen e viktimave. Shumë njerëz në SHBA nuk kanë njohuri rreth statusit jo-emigrues “T” apo “U” dhe juve mund t’ju duhet t’u tregoni rreth këtyre kategorive të vizave njerëzve që po ju ndihmojnë.
Këshillë: Është ide e mirë që të mbani shënime me shkrim gjatë të gjithë kohës për punën tuaj. Mbani një bllok dhe shënoni të gjitha ditët dhe orët që keni punuar, sa jeni paguar, datat që keni marrë pagesën, çdo zbritje që ju është bërë nga rroga dhe arsyen përse.
(Websitet vijuese janë në gjuhën angleze.)
Kjo broshurë është formuluar në përputhje me Nenin 202 të Aktit të vitit 2008 të Riautorizimit të Mbrojtjes për Viktimat e Trafikimit të detyruar, Ligj publik 110-457